Jo veç Vetëvendosje, ja edhe kush po e paralajmëron rrëzimin e qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të kërkojë dorëheqjen e qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Një gjë të tillë, Vetëvendosje e ka kërkuar edhe gjatë ditës së djeshme përmes nënkryetares së Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Arberie Nagavci.

“Mora fjalën në Kuvend për të adresuar zërin e padëgjuar të mijëra pacientëve, qytetarëve dhe punonjësve shëndetësorë. Deputetët e pushtetit u përpoqën të bënin zhurmë e t’i rrihnin tavolinat. Ashtu që të mos dëgjohej që kjo qeveri po na dërgon në katastrofë humanitare dhe duhet të dorëhiqet sa më parë për shkak të papërgjegjësisë së shkaktuar. Duhet të shkojmë në zgjedhje, të kthejmë ata që dinë t’i bëjnë ballë kësaj situate, si Kurti, Vitia e Bislimi. Askush nuk ua ka borxh këtë gjendje”, tha Nagavci.

Se qeveria Hoti do të bie shpejt e thotë edhe analisti politik, Faton Mehmeti.

“Me gjasë kjo qeveri nuk do e pres dimrin, vështirë të mbijetojë një qeveri kaq e brishtë. Fillimisht do tentohet të merret PDK në qeveri, si garanci e stabilitetit të qeverisë”, thotë Mehmeti për “Bota Sot”.ImageFaton Mehmeti

Sipas tij, ka gjasa që të krijohet edhe një qeveri teknike.

“Nëse kjo nuk ndodh do të provohet qeveri teknike, edhe këtu pritet që ambasada amerikane të thotë fjalën e saj, të kemi qeveri teknike apo zgjedhje. Si do që të veprohet, e sigurte është se kjo qeveri me këtë përbërje nuk shkon larg”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti.

Me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Ardian H

Read Previous

Deputeti i PDK-së kërkon veprim urgjent: Situata me COVID-19 buzë kolapsit

Read Next

Shënohet një tjetër rekord ditor me koronavirus në të gjithë botën