Jeta në vetizolim, Fifi emocionon teksa publikon bisedat me babanë e saj

Sikurse edhe shumica e popullsisë, edhe këngëtarja e njohur Filloreta Raçi është izoluar në shtëpinë e saj.

Ajo jeton tashmë e një kohë në Shqipëri, pasi muzika është njëra nga gjërat kryesore për të cilat ajo ka vendosur të shkojë atje.

Teksa qëndron e izoluar, prindërit e saj gjenden në Kosovë, dhe duket që malli për t’i parë ata nuk përshkruhet. Kështu të paktën duket sipas një bisede me babanë e saj, të cilën e ka publikua në rrjetin social Instagram.

(Foto: InstaStory/fifi.official.fr)

Fifi ka emocionuar ndjekësit e saj, pasi që në bisedë shihet se si ata flisnin për t’u parë pasi kriza globale të përfundojë.

Ndryshe, këngëtarja e ka sjellë projektin e saj të fundit në bashkëpunim me Remzie Osmanin, e që ka rezultuar të jetë tejet i suksesshëm. /Telegrafi/

Fitore H

Read Previous

Zaimina këshillon gratë që mos të harrojnë të kujdesen edhe për veten

Read Next

Djali i Medës shfaq talentin e tij në muzikë