Japoni, fillojnë provat klinike për vaksinën e parë të Covid-19

Në Japoni kanë filluar provat e para klinike të vaksinës së parë potenciale kundër koronavirusit.

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, mësohet se vaksina e ADN-së e prodhuar nga kompania AnGes u aplikua tek 30 persona të shëndetshëm në spitalin universitar të qytetit Osaka.

Në praktikën klinike të kryer me dy vaksina intramuskulare në çdo subjekt prove, theksohet se subjektet provë janë ndarë në dy grupe dhe se një grupi i janë dhënë doza në sasi më të madhe.

Bëhet e ditur se personat do të mbahen nën vëzhgim përgjatë tetë javëve.

Nëse besueshmëria e vaksinës përcaktohet në fazën e parë të testeve, atëherë AnGes do të rrisë numrin e subjekteve provë në 400.

Pritet që prodhimi në seri të fillojë deri në vjeshtë 2021 duke marrë miratimin e qeverisë për besueshmërinë dhe efektin e vaksinës së parë potenciale kundër COVID-19 në Japoni.

Ardian H

Read Previous

Çfarë po ndodhë me koalicionin qeverisës? Vjen paralajmërimi për AAK-në e NISMA-n, zyrtarët e këtyre partive mund të goditën me aktakuza

Read Next

Spitalet rajonale pritet të kryejnë testimet për koronavirus