“Jam shok i Labit prej Ferizajt”, fillojnë shakatë me deklaratat e këngëtarit për COVID-19

Labi ka reaguar pas qarkullimit të fotografive të montuara, ku ironizohet me deklaratat e tij për COVID-19.

Labinot Tahiri ka qenë shumë i zëshëm javët e fundit me deklarata rreth pandemisë COVID-19.

Këngëtari disa herë ka deklaruar publikisht se nuk beson që ekziston koronavirusi, duke u nisur nga ajo se kishte kontakt me shumë persona dhe nuk është infektuar.

Pas gjithë kësaj, në rrjete sociale qarkullojnë ‘memes’, në të cilat përmendet pikërisht emri i Labinot Tahirit.

Në një imazh të montuar, një person i mbuluar me maskë e pyet një tjetër “Pse ti pa maskë…?”, përgjigja e tij ishte “Jam shok i Labit prej Ferizajt”, duke aluduar në atë se nuk frikësohet fare për virusin.

Pasi e pa këtë, Labi e ripostoi foton në faqen e tij në Instagram, duke shtuar “Haha”. 

Fitore H

Read Previous

Arta e nis ditën në palestër, shfaq linjat në foton nga ashensori

Read Next

Kompania ajrore greke, shkel vendimin e Qeverisë së Kosovës