Lajme Vend 

Jakup Krasniqi thotë se Nisma është brenda rezultatit zgjedhor

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se Nisma është brenda rezultatit zgjedhor që i duhet për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, thekson se po presin certifikimin e rezultateve finale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të qartësuar pozicionin e Nismës nga zgjedhjet e 6 tetorit. Krasniqi thotë se organet drejtuese të partisë shumë shpejtë do të marrin një vendim lidhur me përfshirjen e mundshme në Qeverinë e Kosovës.

Jakup Krasniqi dikur kryetar Kuvendi, thotë se kanë pritur rezultat më të mirë nga zgjedhjet e 6 tetorit, por gjithashtu thekson se administrimi i votës nuk është bërë siç duhet.

Ai thotë se prej informacioneve që ka, aktualisht Nisma është mbi 5%, por që po presin certifikimin e rezultateve finale për t’u vërtetuar kjo.
Krasniqi u përgjigj edhe si do të veprojë Nisma nëse e kalon pragun zgjedhor dhe bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Nisma Socialdemokrate është partia që ka kërkuar rinumërim në nivel vendi të votave të 6 tetorit, më arsyetimin se janë bërë shkelje gjatë procesit zgjedhor, e që pastaj ka ndikuar në rezultat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me rekomandime të Qendrës për Numërim dhe Rezultate, ka rinumëruar gati gjysmën e vendvotimeve, duke thënë se ka pasur probleme të ndryshme me formularë.

Ditët në vijim, KQZ pritet të bëjë certifikimin e rezultateve finale, pas numërimit të votave me kusht dhe ato nga persona me nevoja të veçanta.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial