Jahir Hyseni-Maleta i gëzoi futbollistët e rinjë, fusha me bari sintetik arriti në Vushtrri falë këtij bashkëatdhetari

Shkruan: Fazli Muharremi

Stadiumi “Ferki Aliu” Nuk i përmbush të gjitha kërkesat që i ka klubi i Vushtrrisë sepse në këtë klub ushtrime bëjnë të gjitha gjeneratat. Dhe duke e parë se të rinjët Vushtrrias kan talent janë të etshëm për futboll, duke e ditur se numri i të rinjëve të cilët ushtrojnë në shkollën e futbollit “VUSHTRRIA” për çdo ditë është në rritje ishin dy trejneret Bekim Musliu drejtor i shkollës dhe Xhavit Mehmeti të cilët ishin në kontakt me bashkëatdhetarin tonë Jahir Hyseni-Maleta, falë këtyre dy trainerëve filloi bashkëpunimi dhe në fund erdhi edhe konkretizimi sepse dikush duhet të jetë iniciatorë që të punohet mirë në këtë klub. Pra, Bekimi dhe Xhaviti kontaktuan vite më parë me z.Jahirin dhe kërkuan ndihmë për një stadium me bari sintetik, ky bashkëpunim rezultoi me sukses. Jahir Hyseni që tani me krenari thotë se e ka ndërruar mbiemrin në Maleta për shkak se është kthyer te rrënjet e fisit Maleta, është duke punuar dhe vepruar në Zvicërr më konkretishtë në Shkollën federale për sport si menaxher i infrastrukturës në këtë shkollë që nga viti 1993 është duke punuar në këtë profesion.

“Që nga kjo kohë jam marrur me të rinjët duke u angazhuar me punë me shumë të rinjë në sport zhvillim dhe në çdo aspect, me krenari thotë se në vitin 2001-2002 ka botuar librin ‘Futbolli –bota dhe rinia rreth saj’. Këtë libër mund ta kenë shumë trajnerë që mund të mësojnë për futbollin , ndër të tjera Jahiri është trajner i diplomuar në UEFA”, thekson Jahiri.

Jahiri ndër të tjera thotë: “Ky ka qenë një plan i imi që të rinjëve në Vushtrri ti dedikohet diqka e tillë. Unë kam kërkuar nga Shkolla federale që në momentin që kur të vie koha që të zavendësohet bari sintetik ky bari ti dedikohet klubit tonë gjeneratave të reja, dhe pas kërkesës sime ata e kan parë të rrugës po kan bërë një vepër humanitare dhe këtë fushë e dedikouan për të rinjët e Vushtrrisë gjeneratave të reja nga u-7 deri në junior.

Kjo fushë peshon 32.200 kg ose 35 ton fusha ka diemnzionet 106X 70 si dhe 2 metra gjerësi në katër anët, kjo fushë është e vizatuar sipas normave të FIFA-së që është e përbërë nga 4 fusha, 2 fusha për U-7, Një fushë për U-9 dhe një fushë për U-11. Jahir Maleta thotë që ka gjetur bashkëpunim të mirë me kryetarin e komunës së Vushtrrisë z. Xhafer Tahiri. “Kryetari ishte kreativ dhe përkrahës i sportit menjëhere e ka përkrahur iden tonë dhe trasportin e ka paguar komuna e Vushtrrisë“.

Trejneri Bekim Musliu ndihet mirë që është përkrahur ideja e tij dhe e Xhavit Mehmetit, mirpo çka tani?

Kjo fushë duhet të jetë funksionale vendi është mirpo kur duhet të vendoset bari sintetik dhe si do të vendoset ?
Temperaturat e ulëta shiu, pastaj bora mund ta dëmtojë këtë bari kështu që Z. Jahiri thotë që sa më shpejtë duhet të vendoset bari. “Duhet të jemi shumë preciz në vendosjen e barit”, dhe shton që edhe Federata e Futbollit të Kosovës duhet të involvohet që ta ndihmojë në këtë rast klubin e Vushtrrisë.

Ne u përshendetëm me bashkëatdhetarin tonë duke na dhënë një porosi ”Unë do të vazhdojë t’i ndihmojë të rinjët që merren me sport mirpo nëse nuk shoh rezultate nuk e shoh që nuk janë aktivë në sport e shoh që neglizhojnë dhe në fillim të vitit 2019 nuk është përfunduar kjo fushë atëherë ne dimë të largohemi të dëshpëruar dhe pa donacione tjera”.

Kjo ndihmë e bashkëatdhetarit tonë është punë e mrekullueshme, fëmijët tanë janë talent atyre tani po ju afrohet edhe një stadium me norma ndërkombëtare, ju jetë veq të punoni. Ju priftë e mbara.

Gazetari

Read Previous

Modelja e njohur zbulon bashkëpunimin mes Tunës dhe këtij këngëtari?

Read Next

Miratohet huaja për përfundimin e autostradës Prishtinë-Pejë