Ja kur do të ekzekutohen nga 170 euro dhe mbulimi 50% i qirasë për biznese

Kuvendi i Kosovës nis seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin e rishikimit të buxhetit 2020 në lexim të dytë me shmangie procedurale, përveç Vetëvendosjes që është kundërt kësaj, të gjitha partitë do ta votojnë atë

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka thëne se është e autorizuara nga Qeveria për këtë procedurë, derisa ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë projektligjin nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 në lexim të dytë.

Bajrami ka bërë të ditur se me rishikimin e buxhetit do të ekzekutohen pagat prej 170 eurosh si dhe mbulimi 50% të vlerës së qirasë për ndërmarrjet.

“Sa i përket fondit për rimëkëmbje ekonomike, nuk është e vërtet që Qeveria “Hoti” ka larguar masën prej 30 eurosh për pensionistët.Shuma prej 170 eurosh do të arrin të ekzekutohen edhe masa e me rastin e dekretimit të Ligjit të buxhetit në Gazetën Zyrtare”, tha ajo

Kujtojmë se shumë biznese dhe qytetarë tash e disa muaj kanë probleme me ndihma nga Pako Emergjente e Qeverisë.

Fitore H

Read Previous

Rrëfimi i punonjësve sezonalë: Nuk vij më kurrë në Gjermani, edhe botën të ma japin

Read Next

Nga një muaj paraburgim kundër katër të akuzuarve për shitje armësh dhe drogës