“Iu prehen këmbët” këngëtarëve, s’ka dasma nga 1 korriku

Qeveria e Republikës ka marrë vendime të reja për masat ndaj covid-19.

Në mbledhjen e sotme nuk është përmendur që do të lejohen dasmat, ndonëse ishte paralajmëruar që me 1 korrik do të nisin

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se ndalohen tubimet me më shumë se 50 persona.

Ndryshe, mikrobiologu Lul Raka është i bindur se nuk do të duhej të lejohej mbajtja e dasmave aktualisht në Kosovë. Ai theksoi se me rritjen e numrit të të prekurve me Covid-19 në vend, kjo çështje as nuk do të duhej të diskutohej.

“Mendimi im personal dhe profesional është që me këto numra s’ka çka diskutohet për dasma”, tha Raka.

Fitore H

Read Previous

Austria vendos karantinë 14-ditore për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën

Read Next

Merret vendim: Ceremonitë mortore të përcillen vetëm nga familjarët e ngushtë