Italia urdhëron që 7 anijet me 1,000 emigrantë të kthehen në Libi

Sipas një grupi ndihmës spanjoll, Italia ka urdhëruar që 7 anijet me rreth 1,000 emigrantë nga Libia, të cilët kanë nevojë për shpëtim, të kthehen përsëri në Afrikën e Veriut.

Proactiva Open Arms, e cila ka shpëtuar mijëra emigrantë në Mesdhe, ka thënë se italianët duan që roja bregdetare libiane të kryejë shpëtimin dhe ti kthejë emigrantët, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, grupi Proactiva përmes një postimi në Twitter ka treguar se autoritetet italiane të rojës bregdetare që koordinojnë shpëtimin e emigrantëve kanë dërguar këshilla për të gjitha anijet në zonë, por grupit ndihmës i thanë: “Nuk kemi nevojë për ndihmën tuaj”.

Gazetari

Read Previous

Në Shkup festojnë për Erdoganin

Read Next

Messi: S’do të tërhiqem nga futbolli pa e fituar Kupën e Botës