Itali, 119 vdekje nga coronavirus në 24 orët e fundit

Italia raportoi 119 vdekje nga coronavirusi në 24 orët e fundit, gjë që rrit bilancin e përgjithshëm të vdekjeve në 32.735 njerëz, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Mbrojtja Civile.

Aktualisht të sëmurë janë 57.752 persona, shumica të e izoluar në shtëpitë e tyre, që paraqet një ulje prej 1.570 krahasuar me dje, duke konfirmuar trendin në rënie që filloi një muaj më parë, transmeton Telegrafi.

Prite verën me trup të pastër dhe të bukur, depilim i komplet trupit me 5 seanca në Face & Body Care

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

Në total, Italia ka regjistruar 229.327 infeksione që nga fillimi i krizës më 21 shkurt, megjithëse në orët e fundit janë zbuluar 669 raste të reja me COVID-19.

Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetit Italian (ISS), Silvio Brusadferro, konfirmoi se kurba epidemiologjike e coronavirusit vazhdon të ulet pas fillimit të de-përshkallëzimit më 4 maj, por paralajmëroi se një rritje e rasteve është e mundur në javët e ardhshme. 

Ardian H

Read Previous

Gafa e zëdhënëses zbulon llogarinë bankare private të presidentit Trump

Read Next

Pasi tërhoqi 1 milion euro para kesh, Kryemyftiu i Maqedonisë martohet me një vajzë 50 vjet më të re