Ismaili: Në Gjilan të infektuar me COVID-19 janë edhe dy drejtorë të drejtorive komunale

Në Gjilan sonte janë paraqitur tetë raste të reja me coronavirus.

Nënkryetari i Gjilanit Arbër Ismaili thotë për RTV Dukagjinin se infektimet janë raste të reja dhe të njohura për shtabin emergjent.

Ismaili thotë se nga Komuna e Gjilanit janë në pritje 100 rezultate mostrat e të cilave janë marrë më parë, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i Gjilanit thotë se në këtë komunë të infektuar me COVID-19 edhe dy drejtorë të drejtorive komunale.

“Pozitiv me COVID-19 ka rezultuar Drejtori i Shërbimeve Publike dhe ai i Bujqësisë. Ata janë në vet izolim duke i respektuar udhëzimet”, tha ndër të tjera Arbër Ismaili.

Ardian H

Read Previous

Haliti: Vitia me 11 pacientë të hospitalizuar, një në gjendje më të rëndë

Read Next

Loci: IKSHPK po ngjall panik te qytetarët e Pejës, e papranueshme mënyra e raportimit të rasteve