Ismaili: Ky Ramazan na forcoi kur patëm më së shumti nevojë

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili tha se këtë Ramazan do ta mbajmë në mend si Ramazanin që lidhi edhe më tepër me familjen dhe na forcoi kur patëm më së shumti nevojë.

“Po i afrohemi iftarit të fundit për këtë Ramazan dhe shpresojmë që Zoti të na ketë pranuar sakrificat e lutjet. Në një kohë të vështirë si kjo, ky Ramazan na ndihmoi ta freskojmë shpirtin e t’i ushqejmë mendjet tona. Do ta mbajmë në mend si Ramazanin që na lidhi edhe më tepër me familjen dhe na forcoi kur patëm më së shumti nevojë. Mëshira dhe mirësia e Zotit qoftë me ne!”, thuhet në postimin e Ismailit në Facebook.

Ardian H

Read Previous

Haradinaj uron të gjithë shqiptarët me rastin e Fitër Bajramit

Read Next

Shqipëria hap xhamitë në ditën e Bajramit