Ish-kryeministri britanik thotë se liderët botërorë duhet të krijojnë një qeveri të përkohshme globale

Ish-kryeministri britanik, Gordon Brown, u ka kërkuar liderëve botërorë të krijojnë një formë të përkohshme të qeverisë globale, për të trajtuar krizën mjekësore dhe atë ekonomike, të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ish-kryeministri i Punës, i cili ishte në qendër të përpjekjeve ndërkombëtare për të trajtuar ndikimin e shkrirjes së afërt të bankave në vitin 2008, tha se kishte nevojë për një grup pune, që përfshin udhëheqës botërorë, ekspertë të shëndetit dhe krerët e organizatave ndërkombëtare, që do të kishin fuqi ekzekutive për të menaxhuar situatën si kjo e fundit.

Raportohet se një takim virtual do të mbahet të enjten, me grupin G20, që përfshihen vendet e zhvilluara dhe atyre në tranzicion, i kryesuar nga Arabia Saudite. Sipas Brown do të ishte e preferueshme që të ishte i përfshirë edhe këshili i sigurisë së Kombeve të Bashkuara./Telegrafi/

0 Reviews

Write a Review

Ardiana K

Read Previous

BRENDA 24 ORËVE 5 AKSIDENTE NË KOSOVË

Read Next

Vajza të cilës ia vranë gjithë familjen në masakrën e Krushës: Unë sot nuk shkoj te varret e tyre…