Lajme 

Ish-gazetari i luftës, Nusret Pllana thotë se Gjykata Speciale është trupi i turpit

Nusret Pllana, ish-gazetar i luftës ka folur në emisionin Frontal në T7 për ftesat nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Express.

Pllana po thotë se Gjykata Speciale është turpi i turpit në drejtësinë ndërkombëtare.

“Kjo është turpi itrupit, drejtësia ndërkombëtare është degradu deri në atë nivel, Evropa po lunë në mënyrë të dyfishtë. Gjykata Speciale qartë po shihet se tendencat e saj janë ta barazojë viktimën me kriminelin”, ka thënë ai.

Sipas tij, është shumë e rëndë pasi që shifrat flasin, ka mbi 20 femra të dhunuara dhe një numër të madh të fëmijëve që janë vrarë.

“Është shumë e rëndë sepse flasin shifrat flasin faktet e dëshmitë, të gjithë e dijnë se janë mbi 20 mijë femra të dhunuara, asnjë kriminel nuk u dënua deri më tani. Unë ju lus juve që është shumë me interes kombëtar që dikush prej juve ta trajtojë ashtu siç i ka hije të shkojë në parlament evropian të interesohet për fatin e 751 librave dhe të interesohen për fatin e këtij libri pse ngurron Evropa ta shpërndajë realitetin e shqiptarëve”, shton ai, derisa flet për librin që e kanë dorëzuar në Parlamentin Evropian, por që nuk iu është shpërndarë deputetëve.

“Nëse ma gjeni njërin nga presidentit, kryeministrat, e ambasadorëve, ministrave të Kosovës që ia ka dhënë coftë një libër që e ka argumentu gjenocidit Aleksandër Vuciqit unë them që vërtetë jam absolutisht i padrejtë nëse flas kështu”, ka shtuar tutje.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial