Ish-bashkëpunëtori i Rugovës për Këshilltarin e Hotit, Alush Gashin: Edhe sot i duhet Kosovës

Këshilltari i Kryeministrit Hoti, Alush Gashi ditë më parë ka botuar një shkrim njërën nga gazetat më prestigjioze ne Greqi.

Ai përmes këtij shkrimi thotë se “Kosova fton për njohje të gjitha shtetet, posaçërisht 5 shtetet e BE të cilat ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap për stabilizim të Evropës Juglindore. Do të punojmë deri në arritjen e suksesit”.

E, për këtë ish-bashkëpunëtori i presindeti historik Rugova, Adnan Merovci ka përgëzuar për shkrmin duke thënë se, dr. Alush Gadhi edhe sot i duhet Kosovës, dhe se ai ka shumë për të bërë.

“Dr. Alush GASHI, ne dekaden para lufte ishte nga fillimi ne vijen e pare te frontit. Ne Universitet ai u rrokullis shkalleve nga brutaliteti i policise serbe per mos tu nenshtruar asnjeher! Ishte Keshilltar i pare i Presidentit RUGOVA! Ne momentet kyçe duhesha ta gjeje dhe ti them po te kerkon Kryetari! Ai duhej te ipte mendimin e vete per ta degjuar Kryetari. Bashkepunuam pa hile dhe mbetem miq te pathyeshem! Dr. Alush GASHI edhe sot i duhet Kosoves, ai ka shume per te bere! Gjeneratat e reja duhet te njihen me keto histori te pa zevendesueshme! Dr. Alush te pergezoj per shkrimin!”, ka shkruar Mervoci.

Fitore H

Read Previous

Publikimi i identitetit të viktimave, ndërhyrje në privatësinë e individëve dhe shkelje ligjore

Read Next

Kryeinfermierja tek Infektivi kullon çizmen me djersë: Më janë zbardhur flokët, më është rrudhosur fytyra