Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt pas aktakuzave nga Specialja për Thaçin e Veselin: Do të jetë një çlirim i dytë për popullin

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë pritet të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në njoftimin për media thuhet se Thaçi dhe Veseli dyshohen për 100 vrasje.

E, lidhur më këtë ka reaguar edhe Ish-bashkëluftëtari i heroit të kombit Sali Çekaj, Saim Tahiraj.

Ai përmes një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky do të jetë një çlirim i dytë për popullin tone.

Ja shkrimi i tij:

Ish-bashkëluftëtari i heroit të kombit Sali Çekaj, Saim Tahiraj, përmes një postimi në Facebook,

Shpresoj shumë, të jetë një fillim i mbarë ! Sa shumë ka nevojë të pastrohet skena politike në Kosovë ! Do jetë një çlirim i dytë për popullin tonë ! Sa shumë na ka mungue kjo liri , lusim Zotin që të vije sa më parë !

Ardian H

Read Previous

DASH nxjerr raportin për terrorizmin në botë

Read Next

Alba Çobaj tregon të vërtetën “pa filtra” të mëmësisë!