ISA MUSTAFA REAGON PAS RRËZIMIT TË QEVERISË KURTI

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti ishte i pritshëm shkaku i mospajtimeve ndërmjet LDK-së dhe VV-së.

Në një intervistë për T7, Mustafa ka deklaruar se LDK nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

“Ne e kemi vendimin e prerë të Këshillit të Përgjithshëm, i cili thotë se ne nuk do të bëjmë koalicion me Partinë Demokratike, dhe ashtu do të veprojmë. Megjithatë, ne do të bisedojmë sërish me Vetëvendosjen për një koalicion më të gjërë, ku do të mund të ishin edhe AAK-ja, edhe Nisma”, ka deklaruar Mustafa.

Ardian H

Read Previous

45 VJEÇARI QË “MBIJETOI” VETËM 45 DITË NË KRYE TË QEVERISË

Read Next

Tyson: Kam qenë kafshë