ISA MUSTAFA PËRJASHTON PDK-NË NGA KOALICIONI, IA HAP DYERT AAK-SË, NISMËS DHE AKR-SË

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk janë të kënaqur e as të zhgënjyer me rrëzimin e Qeverisë. Ai ka thënë se e kanë themeluar këtë qeveri për ta realizuar misionin e saj, dhe siç tha ai, rrugës kemi konstatuar se ka probleme të mirëbesimit.

Në një paraqitje në Pressing të T7, Mustafa tha se janë arsyet e keqësimit të raporteve me SHBA, sanksionet që për herë të parë erdhën ndaj Kosovës.
Ai ka thënës e në këtë situatë më mirë që ka ndodhë kështu.

Mustafa i është përgjigjur edhe Vjosa Osmanit duke thënë se partia do t’i qëndrojë besnike marrëveshjeve e vendimeve të marra në organet e LDK-së, dhe në këtë mënyrë tha se nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në. Tha se nuk ka vendim të prerë që të mos bashkëpunohet me AAK, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.

“Në qoftë se arrijmë një marrëveshje me AAK dhe Nismën ne do të insistojmë që çdo person që ka vërejtje nga ligji të mos jetë në Qeveri. Do të mundohemi të kemi një pastërti të plotë”, tha ai.
Mustafa ka thënë se ende nuk është diskutuar për një modalitet të tillë, pasi shtoi se me Kushtetutë sërish radha i takon VV-së, dhe nëse ajo nuk e bën ajo e provojnë partitë tjera.

Albin Kurti erdhi në pushtet pas 23 vjetësh në opozitë. Përpjekje të gjatë me protesta e beteja të ndryshme politike. Por, nuk i zgjati shumë. Bëri 50 ditë si kryeministër dhe u rrëzua.

Në rrethana izolimi për shkak të një pandemie globale, ku deputetë u mblodhën më maska në Kuvend, Kryetari i Vetëvendosjes që tash do të jetë Kryeministër në largim u rrezua me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, shkruan Reporteri.net. Mocionin e nisi partneri i saj, LDK-ja.

0 Reviews

Write a Review

Ardian H

Read Previous

PSD reagon pas rrëzimit të Qeverisë Kurti

Read Next

RRËZIMI I QEVERISË KURTI – REAGON HARADINAJ