Irani dënon më vdekje 8 personat që sulmuan Parlamentin

Irani ka dënuar me vdekje tetë persona nga Shteti Islamik të dënuar mbi sulmin në Parlament dhe varrezës së themeluesit të Republikës Islame Ayatollah Ruhollah Khomeini, në Teheran.

Gjykata iraniane tha se tetë burra kanë punuar me personat që kanë realizuar sulmin duke i pajisur me armë dhe ndihmë financiare.

Nuk u bë e qartë se kur do të kryhej ekzekutimi i të dënuarve. Sulmi i 7 qershorit 2017 kishte lënë të vdekur 17 persona dhe plagosur 40.

Sulmet ishin akti i parë terrorist Brenda Iranit nga grupi ekstremist.

Shumë tjerë janë ende duke u gjykuar në lidhje me sulmin.

Gazetari

Read Previous

Këto janë dëmet që ka shkaktuar shiu në Podujevë

Read Next

Edhe 4 lëkundje të tjera nga tërmeti në Shqipëri