Interi me një transferim nga Barcelona

Transferimi i një lojtari në krahun e djathtë është prioritet i Interit këtë verë.

Zikaltërit pas dështimit për të transferuar Joao Cancelon, do të kërkojnë një emër tjetër, po ashtu nga La Liga.

Cancelo që kaloi një gjysmë stinori te Interi, i është bashkuar Juventusit për një shumë rreth 40 milionë euro.

Sipas medieve në Spanjë, mbrojtësi i Barcelonës, Aleix Vidal, është lojtari që po kërkohet nga Interi.

Është Sport.es që ka publikuar këtë lajm, duke cekur se edhe kushtet e favorshme ekonomike mund të bëjnë lehtë që Vidal të transferohet te Inter.

Gazetari

Read Previous

Dua shqip për shkatërrimin e atyre qe kane magji në shpi (familje)

Read Next

Kafshë të llojeve të ndryshme të cilat janë identike me njëra-tjetrën (Foto)