Inspektorati dhe policia nisin aksionin në Prizren, shohin nga afër sa po respektohen masat anti-COVID

Inspektorati Sanitar dhe ato komunale kanë filluar sonte një aksion për të parë nga afër nëse po zbatohen masat anti-COVID të vendosura së fundi nga Qeveria e Kosovës.

Në qytetin e Prizrenit tashmë në teren kanë dalë ekipet e Inspeksionit bashkë me pjesëtarët e policisë për të shikuar nga afër gjithë situatën.

Në disa fotografi të dërguara në redaksi të Indeksonline vërehet se të njëjtit po ndalojnë qytetarët dhe po kontrollojnë bizneset se sa po respektohen masat.

Duhet përkujtuar që qytetarët të cilët nuk po i përmbahen masave anti-COVID mund të gjobiten nga 500 deri në 8 mijë euro, ose me dënim me burg deri në 12 vite./Indeksonline/

Fitore H

Read Previous

Policia poston fotot e disa të dyshuarve për një krim, ua fsheh fytyrën për tua ruajtur “privatësinë”

Read Next

Dhurata më e ‘tmerrshme’ që princ William i ka dhuruar Kate!