Infektologu Ilir Tolaj: Në Kosovë mund të jenë 300 mijë persona të infektuar me COVID-19

Tolaj megjithatë thotë se një numër i madh e kanë kaluar virusin pa mundur të regjistrohen nga institucionet.

Infektologu Ilir Tolaj ka thënë për RTV Dukagjinin se mesazhet e institucioneve apo IKSHPK-së se “këto dy javë janë vendimtare” kanë ndikuar keq të qytetarët duke perceptuar se pandemia ka kaluar.

Tolaj thotë se mbyllja e tepërt nuk ka rezultuar në ndalje të pandemisë në asnjë vend të botës e as në Kosovë.

Infektologu thotë se asnjë pandemi nuk përfundon pa u plotësuar disa kushte.

“E para është se ajo nuk përfundon pa u infektuar gjysma e popullatës e që më pas të krijohet një imunitet kolektiv ose të zbulohet një ilaç ose vaksinë që do të mundte virusin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Tolaj thotë se në Kosovë në bazë të shifrave të publikuara që janë shumë të larta dhe pamundësisë për të testuar rastet e kontaktit të personave me COVID-19 tregon se mund të jetë prekur një përqindje e madhe e popullatës.

“Mund të jetë prekur rreth 20% e popullatës apo rreth 300 mijë persona”.

Infektologu thotë se është normale të ketë më shumë hospitalizomë dhe vdekje më shumë rrjedhimisht.

Tolaj thotë se për fat të keq në Kosovë punën e punonjësve të mjekimit intensiv e kryejnë anesteziologët.

Infektologu thotë se Kosova mund të jetë në gjysmën e shifrës së të shëruarve për të fituar imunitetin kolektiv.

Ardian H

Read Previous

Adelina e feston me babin Bajramin

Read Next

Sidrit Bejleri na uron Kurban Bajramin me këtë foto të bukur familjare