Imazhet satelitore ‘tregojnë strukturat e Kinës’ në kufirin e Indisë

Kina ka ndërtuar struktura të reja pranë vendit të një përplasjeje kufitare të Himalajeve që la 20 trupa indianë të vdekur në fillim të këtij muaji, tregojnë imazhe të freskëta satelitore.

Bunkerët, tendat dhe njësitë e depozitimit të pajisjeve ushtarake janë të dukshme në një zonë ku muajin e kaluar nuk kishte asnjë.

Luftimet midis fuqive të armatosura bërthamore mbi kufirin e tyre kanë shkaktuar alarm. Janë raportuar gjithashtu viktima kineze, por nuk janë konfirmuar.

Imazhet e fundit u publikuan ndërsa palët zhvillojnë bisedime për të qetësuar tensionet.

Imazhet e freskëta satelitore, të datës 22 qershor, janë nga ndërmarrja e teknologjisë hapësinore Maxar. Strukturat të cilat duket se janë ndërtuar nga Kina me pamje nga lumi Galwan nuk ishin të dukshme në fotografitë ajrore më herët në qershor, njoftoi Reuters.

Përplasja në Luginën e Galvanit, në territorin e diskutueshëm Himalajan të Ladakh, ndodhi më 15 qershor, ca javë pasi komandantët ushtarakë të nivelit të lartë nga të dy kombet ranë dakord të “zgjidhnin në mënyrë paqësore situatën në zonat kufitare në përputhje me marrëveshje të ndryshme dypalëshe”.

A satellite image shows close up view of the Line of Actual Control (LAC) border and patrol point 14 in the eastern Ladakh sector of Galwan Valley, June 22, 2020.
Satellite image shows an overview of Galwan Valley in the eastern Ladakh sector May 22, 2020.

Analistët thonë se vendimi i Indisë për të ngritur infrastrukturën duket se e ka zemëruar Pekinin./Vizioni.info

Ardiana K

Read Previous

Demi Lovato uron ditëlindjen e të dashurit me një fotografi intime

Read Next

Arta Elezaj si “karramel”, këtë herë duket tamam si sheqer!