Lajme Rajon 

Ilaçet në Lum, dyshohet se i përkasin Spitalit të Burgut

Një ditë pas transmetimit të investigimit të “Fiks Fare”, se ilaçe të skaduara dhe pajisje mjekësore hidhen në Lumin e Tiranës, reaguan tre institucione, duke çuar inspektorët dhe specialistët në vendngjarje.

Policia, Inspektoriati i Mjedisit dhe Pyjeve si dhe Agjencia e Barnave kanë nisur hetime penale dhe administrative për të gjetur se kujt i përkasin ilaçet e hedhura buzë Lumit të Tiranës, të denoncuara nga emisioni investigativ.

Për disa orë me radhë, inspektorët kanë këqyrur vendin e ngjarjes, ndërsa kanë gjetur edhe disa prova. Në njërën prej këtyre provave, është fatura e një punonjësi të Spitalit të Burgjeve, duke sjellë dyshime te grupi hetimor se ilaçet i përkasin këtij spitali.

Por, do të jenë hetimet e mëvonshme për të parë se cila firmë i ka marrë ilaçet dhe i ka hedhur buzë lumit.

Ylli Nishani, Inspektor i Inspektoriatit të Pyjeve dhe Ujërave, deklaroi se fillimisht do të merren mostra të ilaçeve dhe në bashkëpunim me policinë dhe Agjencinë e Barnave do të evidentojnë se kujt i përkasin.

Më pas, ilaçet do të merren si provë materiale dhe pas analizimit ato do të hiqen nga vendi i ngjarjes. Sipas Nishanit, brenda tre ditëve, ambienti do të rehabilitohet, ndërsa do të jetë prokuroria që do të hetojë përgjegjësit. /tch

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial