IKSHPK me lutje për qytetarët: Ne punojmë 15-20 orë në ditë për ju, e ju për ne qëndroni në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka bërë apel të qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi që dalja në qytet mund të rrezikojë jetën e tyre dhe të shkaktohet shpërthim epidemik.

IKSHPK ka njoftuar se numri i personave të prekur me COVID-19 deri më tani është 86, transmeton Telegrafi.Lexo po ashtu:Edhe 7 raste me coronavirus në Malishevë, shkon në 86 numri i të infektuarve

Njoftimi i IKSHPK-së:

“Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet e Juaja!

Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!

Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime por mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit. Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!

Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familjar. Ne akoma gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne: JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI”. 

0 Reviews

Write a Review

Ardian H

Read Previous

PËR NJË DITË 15 RASTE POZITIVE ME KORONAVIRUS NË KOSOVË

Read Next

Shtetet e Bashkuara kapërcejnë Italinë dhe Kinën me numrin e të infektuarve me coronavirus