IKShPK-ja pranon donacion 6,500 teste dhe 6 respiratorë

Pasditen e sotme kanë mbërritur 6,500 teste dhe 6 respiratorë, donacion nga shteti i Katarit, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës pandemike me Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, këtë donacion e konsideron shumë të vlefshëm për Kosovën.

Ambasadori i shtetit të Katarit, Ali bin Hamad, duke shpresuar që Kosova të kalojë sa më lehtë këtë situatë, tha se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Katarit, po përpiqet t’i shtyjë në nivel më të lartë, në të gjitha fushat.

Dhurimi i donacionit u bë i mundur nga organizata “Qatar Charity”.

Fitore H

Read Previous

BE për situatën në Kosovë: Ne lehtësojmë dialogun, nuk diktojmë bashkëbiseduesit

Read Next

Koreja Jugore: 100 fëmijë dhe arsimtarë në kopshtin e fëmijëve u helmuan me ushqim


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0