IKSHPK edhe sonte ka lajme të mira, ky është numri i të shëruarve nga Covid-19

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 210 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.

“Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton IKSHPK, transmeton Gazeta Sinjali.

Po ashtu sot  janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.577 raste, kurse raste aktive 1.250. 

Ardian H

Read Previous

79 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

Read Next

Wisner: E paprecedent si u publikua aktakuza, Kosova në krizë të madhe, por Thaçi e ka dhënë fjalën për drejtësi