IKSHPK apelon qytetarët për kujdes të shtuar: Po shkojmë drejt një normaliteti të ri

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot kanë rezultuar pozitiv 79 raste me koronavirus, ndërsa 71 janë shëruar.

Me rritjen e këtij numri IKSHKP-ja ka apeluar qytetarët për kujdes të shtuar, transmeton Gazeta Sinjali.

“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thuhet në njoftimin e IKSHKP-së.

Tutje IKSHKP në njoftim tha se po normaliteti i ri paraqet ndërrimin e sjelleve të qytetarëve për të mirë.

Ardian H

Read Previous

Rifillim i ngadaltë i transportit ajror në Evropë

Read Next

Porositën picë, u tmerruan kur e hapën kutinë