Ibrahimovic është UFO, lojtar i madh – thotë ish-bashkëlojtari i tij

Mathieu Bodmer e ka përshkruar Zlatan Ibrahimovicin si “UFO” dhe si lojtar madhështor, derisa e njëkohësisht e ka lartësuar suedezin për ndikimin që e kishte në Paris Saint-Germain nga viti 2012 deri në vitin 2016.

Ibrahimovici iu bashkua PSG-së nga Milani për 21 milionë euro para tetë vjetëve dhe në Paris e shijoi periudhën më të mirë të shënimit të golave në karrierën e vet,

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Suedisë i regjistroi hiç më pak se 156 gola në 180 paraqitje në të gjitha garat për PSG-në, si dhe kontribuoi me 60 asiste, duke u bërë sulmuesi më pjellor në Ligue 1 njëkohësisht.

38-vjeçari i fitoi 12 trofe në përgjithësi gjatë kohës së tij në Parc des Princes, përfshirë katër tituj në Ligue 1, para se t’i bashkohej Manchester Unitedit si lojtar i lirë.

Ish-mesfushori i PSG-së Bodmer tha për Goal: “Ibrahimovic? Ai është UFO. Më pëlqente karakteri i tij, e doja si lojtar. Ai është lojtar i madh, njeri i madh, i cili i ka dhënë shumë PSG-së.”

Ai shtoi: “Mund ta quash arrogant, por ai ka bërë që shumë gjëra të shkojnë në drejtimin e duhur”. 

Ardian H

Read Previous

Vetmia vret më shpejt se obeziteti

Read Next

Gucati: Do të ketë protesta e demonstrata