I mituri godet fëmijën 10 vjeçar me motoçikletë, në Prizren

Një i mitur mbrëmë ka goditur me motoçikletë një fëmijë 10 vjeç në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy personat dhe janë dërguar me autoambulancë në qendrën emergjente. I dyshuari ka lëndime të lehta, ndërsa viktima lëndime të rënda (frakturë në krahun e majtë).

Njoftimi:

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 30.06.2020-19:40.  I dyshuari mashkull  kosovar (i mitur) derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, dyshohet nga pakujdesia, ka goditur viktimën mashkull fëmijë (10-vjeç) i cili ishte duke shtyrë biçikletën në vend-kalim për këmbësor. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy personat dhe janë dërguar me autoambulancë në qendrën emergjente. I dyshuari ka lëndime të lehta, ndërsa viktima lëndime të rënda (frakturë në krahun e majtë). Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Fitore H

Read Previous

Komuna e Rahovecit nis të bëjë hulumtim për dëmet që shkaktoi Covid19, jep tender mijëra euro

Read Next

Dyshohet për një vetëvrasje në Vushtrri, policia jep detaje