I kërkuan bartjen e maskës për shkak të coronavirusit – gruaja nga Teksasi i hedh gjërat ushqimore në tokë

Një grua që doli për të blerë në një dyqan në Dallas të Teksasit, shpërtheu në zemërim dhe vazhdoi t’i hidhte gjërat ushqimore nga karroca, pasi iu kërkua bartja e maskës për shkak të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi në dyqanin “Fiesta” në Illnois Avenue gjatë fundjavës, ndërsa videoja u bë virale në mediet sociale.

Gruaja e cila doli për të bërë blerje, fillon e i hedh gjërat ushqimore në tokë.

Ajo shprehet në video se nuk i intereson për rregullat, ndërsa me nervozizëm i hedh sendet nga karroca, e më pas largohet nga dyqani. 

Fitore H

Read Previous

Gjermania merr presidencën e BE-së, Dreshaj e quan lajm fantastik për Kosovën!

Read Next

508 raste aktive me Covid-19 në Prishtinë