I kërkoi të kalonin një natë bashkë, Blerim Destani “lë thatë” Xhensila Peren

Blerim Destani është nga ata personazhe që nuk duhet të lodhet shumë për t’i bërë femrat për vete, pasi këto të fundit duken se i vijnë shpesh nga mbrapa.

Xhensila Pere është ndër vajzat e njohura shqiptare që ka shprehur gjithmonë pëlqimin e saj ndaj Blerimit.

Disa muaj më parë ajo deklaroi publiksht se një mashkull shqiptar i cili në sytë e saj është tërheqës edhe seksualisht është Blerim Destani.

Nisur nga kjo deklaratë asokohe Xhensila është pyetur nga prezantuesi i “IN TV” se nëse do të kishte një raport intim me Blerimin, si do të ishte seksi me të?

Ajo deklaroi se:

“Është shumë atraktiv Blerim Destani. Nuk e kam takuar ndonjëherë dhe ndaj ndoshta më duket atraktiv, thjesht e kam parë në foto.

Soft, e kam treguar deri tani, por ai të ngjall atë përshtypjen e hard…Por shpresoj, në rast se e takoj, të mos më zhgënjej”.

Kjo deklartatë, e cila shkaktoi shumë zhurmë në media, mbrëmjen e djeshme është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes teksa Xhensila ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”.

Modelja është pyetur se si ka reaguar Blerimi pas kësaj deklarate dhe Xhensila zbuloi se ai nuk e kishte pritur aspak mirë.

Bukuroshja u përgjigj se:

“Ëhë, s’e priti mirë, s’ma vari…”

Gazetari

Read Previous

Mc Kresha imiton ‘Stupcat’ për mrekulli n’Kosovë Show

Read Next

Publikohet video e vjetër e Tayna-s, kështu dukej rep-artistja para shumë vitesh