Hyseni mbërrin në Washington për dialogun me Serbinë, nga nesër fillon takimet

Koordinatori i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka mbërritur sot në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ai ka thënë se nga mëngjesi i së nesërmes do të fillojnë takimet e planifikuara.

“Në Washington kam mbërri sot, ndërsa takimet fillojnë nesër në mëngjes sipas orës lokale”, ka thënë Hyseni për Klan Kosovën.

Siç është raportuar, Hyseni do të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Para këtij udhëtimi, Hyseni ka takuar Enver Hoxhajn e PDK-së dhe Fatmir Limajn e Nismës, në kërkim të një uniteti sa i përket procesit të dialogut.

Ardian H

Read Previous

Vdes një person nga koronavirusi në Gjilan

Read Next

Rikthehen zjarret e ‘ferrit’ në Los Angeles të SHBA-së, mijëra të evakuuar