HRW: Aktakuza ndaj Thaçit dhe pjesëtarëve tjerë të UÇK’së hap pozitiv për drejtësinë

Drejtoresha e Human Rights Watch në Bashkimin Evropian, Lotte Leicht, po e cilëson si një hap pozitiv për drejtësinë, faktin që është ngritur aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit.

“Kjo aktakuzë është një hap pozitiv për drejtësinë përderisa të gjithë këto krime të supozuara kanë qëndruar barrë mbi Kosovën për dy dekada”, ka thënë ajo, raporton Express.

Sipas saj, viktimat e të gjithë grupeve etnike në Kosovë më në fund duket se do ta kenë ditën e tyre në gjykatë.

Në këtë reagim të Human Rights Watch, gjithashtu është përmendur edhe paragrafi i fundit i njoftimit të Prokurorisë Speciale të Hagës, në të cilin thuhet se kanë qenë të detyruar që të publikojnë një aktakuzë të tillë, pasi presidenti Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë punuar për të penguar dhe minuar punën e Gjykatës Speciale.

HRW kanë përmendur kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në drejtim të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, për të ndryshuar mandatin dhe lokacionin e Gjykatës Speciale.

Ardiana K

Read Previous

Bien çmimet e veturave dizel në Gjermani, kushtojnë deri në 1000 euro

Read Next

Edhe Ministrja e Jashtme njofton për takimin me Mcallisterin: Theksuam se BE ka dëmtuar kredibilitetin me vizat