HOTI: PAS SHKARKIMIT TË AGIM VELIUT, LDK U BIND QË KRYEMINISTRI PO KËRKON TË SHKARKOHET VET

Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i Kosovës ka bërë me dije që mocionin për votëbesim ndaj Qeverisë Kurti do të vazhdojë, shkruan Insajderi.

Hoti ka thënë se pas shkarkimit të Agim Veliu, LDK-ja u bind që kryeministrit po kërkon të shkarkohet vet.

‘’Përmes shkarkimit të Agim Veliut, LDK-ja u bind që kryeministri po kërkon të shkarkohet vet. Ai emëroi zëvendës ministrin e VV-së’’, ka deklaruar Hoti.

Zëvendëskryeministri i Kosovës është shprehur se Kurti ka treguar që nuk dëshiron partneritet por nënshtrim ndaj tij.

Sipas Hotit ky mocion mbështetet në dy parime. Vënia në rrezik e raporteve me SHBA-të dhe trajtimi jo i barabartë i Vetëvendosjes ndaj Lidhjes Demokratike.

‘’Kur me 6 tetor iu dha besimi nga ana juaj këtij koalicioni qeverisës, na keni bërë me dije se na keni dhënë përgjegjësi për udhëheqje të shtetit që të nisim një kapitull të ri të shtetësisë, të zhvillimet ekonomik dhe konsolidimin e shtetit në arenë ndërkombëtare dhe marrjen e dialogut. Miqtë ishin dhe mbesin krah nesh që të forcojmë rendin dhe ligjin por edhe të lëmë pas izolimin. Ata na siguronin se do ndodhte njohja reciproke dhe se marrëveshja jetë brenda kornizave që do i krijojmë vet’’, ka deklaruar Hoti.

Hoti ka thënë se toneve bolshevike që vinin nga paradhomat partiake dhe që bëheshin politika LDK-ja nuk i pranon kurrsesi.

“Është e papranueshme që partnerët tonë në qeverisje gëzoheshin për prishjen e raporteve me SHBA-në dhe ikjen e investitorëve amerikanë. I kemi kërkuar që të marrin përgjegjësi, për fat të keq nuk kemi parë gatishmëri që VV të bashkëpunonte’’, ka thënë ai mes tjerash.

0 Reviews

Write a Review

Ardian H

Read Previous

“Ora policore”, Filipçe: Në mbledhjen e Qeverisë po shqyrtohen dy opsione

Read Next

AVDULLAH HOTI E VLORA DUMOSHI SHKRIHEN SË QESHURI ME DEKLARATËN E DIMAL BASHËS