HOTI: KURTI KA MENDUAR QË LDK-JA ËSHTË NË SHËRBIM TË TIJ

Avdullah Hoti, i cili në Qeverinë Kurti ka qenë zëvendëskryeministër i parë, e që është shkarkuar nga kryeministri, Albin Kurti, ka folur për mos koordinimet me Kurtin.

Në emisionin Pressing, Hoti ka thënë se ai nuk është njoftuar nga Albin Kurti për konferencën për heqjen e tarifës.

“Nuk më ka njoftuar për konferencën për taksën. Ai ka menduar që LDK ka qenë aty për t’i shërbyer atij”, ka thënë Hoti.

Mirëpo për këtë konferencë Kurti ka thënë se është njoftuar partneri i tij i koalicionit në këtë rast, LDK-ja.

Ndërkohë që Qeveria e udhëhequr nga Kurti, është rrëzuar me mocion mosbesimi e thirrur nga LDK-ja.

Ardian H

Read Previous

Konjufca e quan të pacipë mocionin e mosbesimit, thotë se Veliu e mori atë që meritoi

Read Next

DEKLAROHET ISA MUSTAFA – TREGON NËSE DO T’I TËRHEQ MINISTRAT NGA QEVERIA