Hoti: Jemi me çdo komunë të prekur nga koronavirusi, Zoti na ndihmoftë të gjithëve!

????????????????????????????????????

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Avdullah Hoti, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka folur rreth gjendjes aktuale të pandemisë, pas konfirmimit edhe të një rasti me koronavirus.

Ai ka thënë se këtë situatë do ta kalojë së bashku, derisa ka shtuar se janë kudo në çdo komunë ku paraqiten rastet, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Sonte u konfirmua nje rast ne Janjeve te Lipjanit.
Dua t’i them Kryetarit Ahmeti dhe familjes se personit te prekur nga covid-19 se do ta kalojme se bashku kete situate.
Do jemi me juve, ashtu siç do jemi edhe me Kryetarin e Vitise Sokol Haliti, te Klines Zenun Elezaj, te Malisheves Ragip Begaj, te Podujeves Nexhmi Rudari dhe kudo ku paraqiten rastet.

I vetedijshem se jo gjithmone jemi ne gjendje te plotesojme te gjitha nevojat siç kerkohet nga ju. Mjeket po bejne perpjekje te medha per tu organizuar sa me mire per tu marre me situaten aktuale dhe qe mund te paraqitet.

Zoti na ndihmofte te gjitheve ta kalojme sa me pare dhe t’i kthehemi jetes normale, me te mirat e veshtiresite qe ka ajo

Fitore H

Read Previous

Heldt siguron Kurtin se Gjermania do ta mbështesë Kosovën pandërprerë në luftimin e pandemisë Covid-19

Read Next

Gjendja e jashtëzakonshme në Itali, shumë kosovarë që jetojnë atje tentojnë kthimin