Lajme 

Hoti i NISMA-s: Kë po e pengon NISMA!?

I menjëhershëm ka qene reagimi i NISMA Socialdemokrate dhe krerëve të saj pas procedimit të votave në pliko të ardhura nga Serbia.

Ndër ta që ka reaguar është edhe deputeti i tanishem Enver Hoti, i cili në një shkrim postuar në rrjetin social facebook, duke pyetur se kujt po i pengon NISMA.

“Votat e ardhura nga Serbia në pliko janë të paligjshme edhe nga përmbajtja edhe nga rruga se si kanë ardhur.
Andaj procedimi i votave serbe në pliko, për numrim në QNR, pa vendim të KQZ-së, është plotësisht shkelje ligjore dhe veprim i qartë për të devijuar vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe rrënon integritetin e zgjedhjeve të 6 Tetorit.” Ka shkruar Hoti ne llogarine e tij facebook.

Postimi i tij i plotë:

Kë po e pengon NISMA!?

Votat e ardhura nga Serbia në pliko janë të paligjshme edhe nga përmbajtja edhe nga rruga se si kanë ardhur.
Andaj procedimi i votave serbe në pliko, për numrim në QNR, pa vendim të KQZ-së, është plotësisht shkelje ligjore dhe veprim i qartë për të devijuar vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe rrënon integritetin e zgjedhjeve të 6 Tetorit.
Njësi të caktuara nga trupat e KQZ-së, që kanë për detyrë administrimin e rregullt e ligjor të procesit zgjedhor, të mbeshtetur edhe nga ndonjë parti politike nën rogoz po e shtyjnë këtë veprim antiligjor përpara dhe me shpejtësi, me të vetmin qëllim për të dëmtuar sa më shumë NISMA Socialdemokrate.
Andaj, me të drejtë shtrohet pyetja a është ky bashkëpunimi më i dëmshëm i dikujt që po kërkon pushtet absolut në Kosovë me listen serbe qē po i bëhet vullnetit të qytetarëve por edhe Kosovës?
Pasojave të një konstruksioni të tillë së shepjti do t’u shihet bishti.
Mos e dëmtoni votën e lirë dhe Kosovën, për pak pushtet më shumë, e për më keq dëmtimi të bëhet me legjitimimin e votave të paligjshme të ardhura nga Serbia.
Kujt po i pengon hyrja e Nisma Socialdemokrate në Kuvend?!

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial