HOTI FLET PËR SHKARKIMIN E TIJ NGA KURTI: ENDE NUK I DI ARSYET

Avdullah Hoti, tashmë zëvendëskryeministër i shkarkuar nga kryeministri në largim, Albin Kurti, ka folur rreth këtij shkarkimi.

I ftuar në emisionin T7, Hoti ka thënë se nuk e din arsyen e shkarkimit të tij, duke shtuar se Kurtin nuk e kishte takuar tash e disa ditë.

“Nuk i di arsyet pse më shkarkoi, e takova para tre apo katër ditësh”, ka thënë Hoti.

Tutje, Hoti ka folur edhe për raportet me Kurtin. Ai ka thënë se gjithmonë është munduar mos të ketë probleme personale.

“Unë asnjëherë nuk e lejoj vetën që të bi në situata të problemeve personale, unë gjithmonë jam munduar që ta kordinojmë punën në qeveri”, ka thënë Hoti. 

Ardian H

Read Previous

Hoti thotë se lajmin e shkarkimit e mori nga mediet, nuk e di arsyen pse është liruar nga puna

Read Next

Reagon edhe Kurti për gjyqtarin e pezulluar për fyerje ndaj tij