Lajme 

Hidhet në erë godina 5-katëshe në Shkozet të Durrësit, shpërthimi nuk kursen as qentë

Vijon shembja e godinave që u shpallën të pabanueshme, për shkak të dëmtimeve të shumta që pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pak më parë, forcat e IMT-së kanë hedhur në erë një ndërtesë 5-katëshe në Shkozet të Durrësit.

Godina kishte pësuar dëmtime të mëdha në strukturën e saj dhe autoritetet vendosën për shembjen e saj.

Banorët e këtij pallati janë strehuar përkohësisht në hotele.

Mësohet se në Durrës janë shpallur 406 ndërtesa të pabanueshme.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, disa qen rruge ndodhen aty në momentin e shpërthimit të ndërtesës.

Nuk dihet nëse kanë shpëtuar të gjithë kafshët nga shpërthimi.

Pasi godina hidhet në erë, dëgjohen edhe disa ulërima të qenve që ishin mbledhur aty pranë, ndërsa një prej tyre shihet teksa vrapon drejt rrugës.

Hidhet në erë godina 5-katëshe në Shkozet të Durrësit, shpërthimi nuk kursen as qentë on Vidnews.

Hidhet në erë godina 5-katëshe në Shkozet të Durrësit, shpërthimi nuk kursen as qentë (2) on Vidnews.

Hidhet në erë godina 5-katëshe në Shkozet të Durrësit, shpërthimi nuk kursen as qentë 3 on Vidnews.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial