Sporte 

Hernandez flet për jetën në Milano: Jam pjekur si njeri, në Madrid isha më i llastuar

Theo Hernandez ka folur për jetën e tij pas transferimit nga Real Madrid tek skuadra e Milan.

Lojtari i krahut të majtë duket se ka filluar të adoptohet me jetën në qytetin e modës, madje thotë se është pjekur edhe si njeri.

Ai ka kujtuar kohërat tek Real Madrid, kur sipas tij ka qenë një njeri më i llastuar sesa është tani në Itali.

“Më kanë qortuar disa herë dhe më kanë kritikuar shumë. Isha i llastuar, por tashmë jam pjekur si person” ka thënë lojtari për ‘Gazzetta dello Sport’, transmeton lajmi.net.

“E shoh vetën si person të hareshëm, por i qetë, që qëndron në shtëpi dhe kalon shumë kohë me qenin e tij, ose duke parë tenis” ka shtuar tutje lojtari.

Hernandez ka folur edhe për interesimin e Maldini për të, si dhe kohën kur zgjodhi të pranonte ofertën e Milan.

“Është një nder për mua, pasi ai lojtar ka bërë historinë në futboll. Ai ishte shumë bindës. Nuk kisha nevojë për shumë kohë që të vendosja” ishin fjalët e Theo.

Theo Hernandez tashmë po punon nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli, i cili ka drejtuar Milanin vetëm në një ndeshje.

Të fundit nga kategoria

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial