Heldt siguron Kurtin se Gjermania do ta mbështesë Kosovën pandërprerë në luftimin e pandemisë Covid-19

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë të enjtes ka pritr në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt me të cilin biseduan për masat që Qeveria e Kosovës i ka marrë në luftimin e pandemisë Covid-19.

Gjatë këtij takimi, Kurti dhe Heldt kanë rënë dakord për domosdoshmërinë e veprimit gjithëpërfshirës dhe proporcional në përputhje me kushtetutshmërinë dhe detyrimet ndërkombëtare.

Ambasadori gjermaan, gjatë këtij takimi ka theksuar rëndësinë e vendosjes së mirëqenies së qytetarëve kosovarë në fokusin e të gjitha hapave të mëtutjeshëm dhe siguroi Kurtin për mbështetjen e pandërprerë të Gjermanisë për Kosovën dhe njerëzit.

Heldt vlerësoi përpjekjet e bashkërenduara të Qeverisë, shërbimit publik dhe veçanërisht sektorit të shëndetësisë, duke bashkëpunuar ngushtë me agjencitë përkatëse ndërkombëtare në terren. /Telegrafi/

Fitore H

Read Previous

Komuna e shqetësuar, qytetarët në Rahovec po lëvizin shumë, madje edhe po përhapin zjarre

Read Next

Hoti: Jemi me çdo komunë të prekur nga koronavirusi, Zoti na ndihmoftë të gjithëve!