HAZIRI THUMBON VJOSA OSMANIN: S’PO I KUPTOI ATA QË PO LYPIN AZIL TE ALBIN KURTI

Nënkryetari i LDK-së, Luti Haziri, iu ka përgjigjur atyre të cilët po i linçojnë anëtarët, deputetët dhe udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi.

Hairi ka thënë se LDK-ja, nuk e ka kulturë largimin e njerëzve nga dritarja e as pushkatimin e njerëzve me deklarata të masdarkës me metoda denigruese.

Por, nuk ka lënë anash pa thumbim as anëtarët e partisë së tij, duke thënë se po i kupton ata që dje në foltoren e Kuvendit po dëshirojnë ta mbulojnë pluhurin e harresës duke mbuluar vetën në çadrën e lidershipit të Albin Kurtit.

Mirëpo, ka thënë se nuk po i kupton ata që po kërkojnë azil politik te Albin Kurti, duke thumbuar kolegen e tij, Vjosa Osmani.

Postimi i plotë i Hazirit:

LDK nuk e ka në kulturën e saj çeljen e dyerve, largimin e njerëzve përmes dritareve, linçimin e njerëzve përmes rrjeteve sociale, pushkatimin e njerëzve me deklarata e komunikata të masdarkës e me metoda denigruese.

Oportunistët politikë, që dje kanë dalë në foltore, njerëzit që kanë ndërruar shumë parti, mundohen me e fshi pluhnin e harresës tek njerezit e Kosovës, duke dashur që ta mbulojnë vetën nën çadrën lidershipit të Albin Kurtit.

Këta po i kuptoj, por nuk po i kuptoj do tjerë që po lypin azil politik te Albin Kurti.

Kushdo që rritet nën hije, nuk e ka kualitetin e dritës! 

Ardian H

Read Previous

SHKON NË 32 NUMRI I TË PREKURVE ME KORONAVIRUS NË KOMUNËN E MALISHEVËS

Read Next

Prishtina e Gjakova kërkojnë nga Qeveria ta heqë kufizimin e lëvizjes