Hashim Thaçi sot kthehet në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi sot do të arrijë në Kosovë nga udhëtimi i lënë në gjysmë që destinacion pati Washingtonin.

Ai dje ka ndërprerë udhëtimin pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës ndaj tij dhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas njoftimit të bërë publik nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me inicimin e ngritjes së aktakuzës ka ndërprerë udhëtimin zyrtar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku ishte ftuar të merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka konfirmuar dje Zyra e Presidentit.

Të shtunën e 27 qershorit ishte paraparë që të mbahet një takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, por pas anulimit të udhëtimit të presidentit edhe kryeministri Avdullah Hoti anuloi pjesëmarrjen e tij.

Anulimin e takimit të së shtunës e konfirmoi edhe i dërguari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili tha se do të ricaktohet një datë tjetër për realizimin e këtij takimi që dështoi.

Ardian H

Read Previous

OVL e UÇK-së: Me mjete demokratike do të kundërshtojmë Gjykatën Speciale

Read Next

Rregulli i distancës prej dy metrash në Irlandën Veriore u lehtësua