Haradinaj: Rruga e lirisë ju kërkoi, sot iu kthyet Kosovës së lirë. Lavdi!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit të Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi, në 20 vjetorin e rënies.

Pas homazheve kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë. “Rruga e lirisë ju kërkoi, sot iu kthyet Kosovës së lirë. Lavdi”, shkroi kryeministri Haradinaj.

Gjatë ditës së sotme nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbahet Akademi Përkujtimore dhe do të bëhet Rivarrimi i Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi. /Vizioni.info/

Gazetari

Read Previous

Sipas deputetit të LDK-së, “njerëz me kravata që e dinë” kush e vrau Ahmet Krasniqin, sot po heshtin

Read Next

Katër shqiptarë të arrestuar për 24 vjedhje në Itali