Haradinaj: Politikat ekonomike në vend janë afër prodhuesve dhe i favorizojnë prodhuesit vendorë

Kryeministri në detyrë, i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mori sot pjesë në hapjen e fabrikës për prodhimin e gotave të letrës “BELUX Paper Cups”. Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se i vjen mirë që sot janë bashkuar për një sukses ekonomik të familjes Arifi, e që janë njerëz shumë punëtorë.

“Duke qenë dëshmitar dhe duke e përcjell nga afër rritjen e biznesit të Arbenit, jam mjaftë i gëzuar se po kalojmë në një etapë të re, në prodhim “BELUX Paper Cups”, pra sot po ndodh, është realitet këtu në Bradhosh dhe është rezultat i punës së mundimshme, jo të lehtë,  sfiudese, por edhe të suksesshme. Është një investim mbi 1 milion e gjysmë, janë deri tash 70 të punësuar dhe parashihet edhe 30 të tjerë”, u shpreh kryeministri në detyrë, Haradinaj.

Ndër tjerash, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se i falënderon të gjithë ata që nën udhëheqjen e Arbenit, kanë punuar dhe kontribuar që ky biznes të jetë i suksesshëm, të gjithë partnerët e këtij biznesi që janë vendor, pa të cilët Arbeni e kjo kompani nuk do ta kishin suksesin e sotëm, por njëkohësisht falënderoi edhe partnerët e tjerë, ata nga Greqia që ishin prezent në hapje të fabrikës.

“Mund të them se në Kosovë politikat fiskale janë në favor të sipërmarrësve, iu lejon hapësirë dhe mundësi krijimi të vlerës së shtuar, jo të profitit, por mundësisë investuese. Politikat fiskale dhe në përgjithësi politikat ekonomike në vend janë afër prodhuesve dhe i favorizojnë prodhuesit”, theksoi kryeministri në detyrë Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri në detyrë Haradinaj, veçoi se para pak ditësh patën nderin të finalizojnë investimin e parë strategjik në Kosovë në bazë të ligjeve tona, SOWI Kosovo, një Park me Erë në energji, Parku i Shalës së Bajgorës, investim prej 170 milionë euro, pra është energji e ripërtëritshme, në harmoni me ambientin, që njëkohësisht është edhe një porosi për investitorët se Kosova është vend interesant për investim për investitorët e vendit, por edhe për partnerët investiv ndërkombëtar.

Drejtori i kompanisë ERC Trade, Arben Arifi, tha se është një ditë e madhe dhe emocion i veçantë që pas shumë dekadash punë e përkushtim sot janë mbledhur të gjithë bashkë për të shënuar këtë ngjarje shumë speciale për ta.

0 Reviews

Write a Review

Gazetari

Read Previous

Tërmeti në Shqipëri, Vuçiq: Serbia do të jetë një nga donatorët më të mëdhenj

Read Next

Mbaroj gjithçka, s’ka koalicion LDK-VV