Lajme Vend 

Haradinaj: Nuk është e garantuar që vizat liberalizohen për Krishtlindje

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka lënë të kuptohet se liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë këtij fundviti.

“Nuk e kam të garantuar që liberalizimi ndodh për Krishtlindje”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Ekziston mundësia reale që të hyjë në rend dite në Këshillin e Ministrave të BE-së. Gjermania kur ka dashur liberalizimin e ka nxjerr për Gjeorgjinë dhe Ukrainën që kanë pasë situata më të rënda. Ka ardh koha që Berlini zyrtar të veprojë”.

Ai ka thënë se megjithatë shpreh falënderim për Gjermaninë.

“ Jam falënderues Berlinit dhe kam arsye për të qenë. Shpresoj që nuk do të shkojë gjithë ky ushtrim pa rezultat. Nëse nuk e marrim për Krishtlindje, atëherë ta kuptojnë se janë në borxh”, ka deklaruar ai në Info Magazine duke treguar se ka bërë gati një letër për fundvit për t’ia dërguar Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel ku do t’ia përmend çështjen e liberalizimit.

Haradinaj ka pohuar se takimi i mëpastajmë i Këshillit të Ministrave të BE-së mbahet në muajin shkurt të 2020-ës.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial