Haradinaj: Liberalizimi i vizave, çështje javësh

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se çështja e liberalizimit të vizave është çështje javësh.

Haradinaj ka deklaruar se më nuk është në pyetje procesi nëse do të ketë apo jo liberalizim, por sipas tij tani çështja është se kur do të ndodhë, para pushimeve ose pas pushimeve verore, raporton “Epoka e re”.

Kryeministri Haradinaj ka treguar se pritjet janë që rekomandimi i Komisionit Evropian të ndodhë para pushimeve verore.

Haradinaj në këtë konference për media ka folur edhe për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Ai ka bërë të qartë se udhëheqës i delegacionit duhet të jetë presidenti Hashim Thaçi.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se tani është një klimë më e mirë edhe te opozita për t’iu bashkuar procesit të dialogut.

Këto komente Haradinaj i ka bërë një konferencën për medie pas kthimit nga Samiti i Londrës.

Gazetari

Read Previous

Xherdan Shaqiri rikthehet në Serie A?

Read Next

Zbulohet dëshmia më e hershme e njerëzve jashtë Afrikës