Haradinaj komenton propozim-aktakuzën kundër Thaçit e Veselit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Gjykata Speciale po dëmton perspektivën e Kosovës.

Një ditë pas propozim-aktakuzës për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, Haradinaj e cilësoi si të padrejtë për shqiptarët këtë gjykatë.

Haradinaj: Gjykata Speciale po dëmton perspektivën e Kosovës

“Si Kosovë në një ditë si kjo shprehim përkrahje dhe respekt për gjithë bashkëluftëtarët tanë që ende po luftojnë për të dëshmuar pafajësinë e tyre, në këtë rast edhe për presidentit Thaçi dhe kryetarin Veseli e të gjithë tjerët. Kosova dëshiron drejtësi për gjithë viktimat pa marrë parasysh përkatësinë e tyre. Por Kosova është mbetur e vetmja nga ish- palët e luftës në Ballkan me një gjykatë vetëm për Kosovën. Një gjykatë e tillë ndërkombëtare në një mënyrë ose tjetër dëmton perspektivën tonë”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i bëri në Gjilan gjatë inaugurimit të shtatores së heroit, Abdullah Tahiri.

Ardian H

Read Previous

Rina Balaj sjell një tjetër pozë tërheqëse në rrjetet sociale

Read Next

U deklarua për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, kërcenohet frikshëm Haziri – publikon pamjet!