Haradinaj kërkon lehtësimin e procedurave dhe eliminimin e pritjeve në vendkalimet kufitare

????????????????????????????????????

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, përshpejtimin e procedurave në vendkalimet Merdare dhe te Dheu i Bardhë, për lehtësimin e procedurave dhe eliminimin e pritjeve të paarsyeshme të bashkatdhetarëve në kufi, njofton Vizioni.info.

“Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, kërkova nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, që në Merdare dhe te Dheu i Bardhë të vendosen pika shtesë të kontrollit të dokumenteve dhe më shumë policë kufitarë. Kësisoj do të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkatdhetarëve tanë në kufi”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke ju dëshiruar mirëseardhje dhe pushime të këndshme në atdhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. /Vizioni.info/

Gazetari

Read Previous

Haradinaj: FSK shembulli më i mirë i ecjes së përbashkët të Kosovës me ShBA dhe NATO-n

Read Next

LDK-ja vlerëson se drejtuesit e institucioneve nuk kanë legjitimitet të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në dialogun me Serbinë